Ish deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në televizionin FaxNews, ka folur rreth ‘marifeteve’ të Ramës për të penguar humbjen në zgjedhje. Islami u shpreh se ndalimi i koalicioneve bëhet me qëllim që të parandalohet një humbje e thellë e PS-së dhe kryeministrit Rama në zgjedhjet e 2021-shit.

Madje  as propozimi ndaj Metës dhe Batës për t’u bërë ata kryeministra dhe Rama president nuk do ta shpëtojë këtë radhë nga humbja u shpreh Islami. Sipas tij reagimi që do të japin këto lojra te zgjedhësit do të jetë proprcional me sjelljen reaktive të kryeministrit për shkeljen e rregullave dhe standarteve europiane.

“Rama ka frikën e madhe se do të humbi thellë. Tentativa e parë është të zvogëlojë humbjen. Çështja e frymës në zgjedhje është si puna e një peshoreje të farmacisë e cila po mori në një anë ikën akoma më shumë, 5-6 deputetë ikin vetëm nga ideja e krijimit i frymës. Para ca ditësh doli se i kishte propozuar dhe Metës dhe Bashës ju bëhuni kryeministra unë të bëhem president, pra mundohet të bëjë opozitën që të mos fitojë zgjedhjet me marifetet e veta, me koalicionet, me listat e hapura, me listat e mbyllura, me opozitën fallso që e sponsorizon vetë e kështu me radhë.

Të gjitha këto i bën që të shpëtojë nga situata e rëndë në të cilën ndodhet, por vetëm sa do ta thellojë humbjen. Reagimi do të jetë proporcionalisht me sjelljen e tij reaktive ndaj rregullave dhe standarteve europiane”.- tha Islami.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re