Këto janë momentet (shiko video më poshtë) kur një burrë arrin t’i shpëtojë furisë së zjarrit masiv që po drejtohej në fshatin e tij në veri të Spanjës.

Angel Martin Arjona, po tentonte të hapte një llogore përgjatë fshatit, në mënyrë që të ndalonte zjarrin e fuqishëm. Por akti i guximshëm ka rrezikuar t’i marrë jetën Arjona-s, pasi flakët kanë mbërritur shumë shpejt tek ai.

Burri ka mundur t’i shpëtojë vdekjes për mrekulli. Media e huaj ka përcjellë momentin kur burri vrapon larg zjarrit, ndërsa një pjesë e bluzës së tij është në flakë. Siç raportoi media e huaj, Angel ka marrë lëndime serioze prej djegieve dhe është dërguar në spital.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re