Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës pasi dyshohet se po trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Greqisë.

Sipas policisë mësohet se gjatë operacionit, në fshatin Qeparo, u bë e mundur kapja në flagrancë e 33 vjeçarit, banues në Sarandë.

Ky shtetas ka tentuar të largohet për të shmangur kontrollin e automjeti nga shërbimet e Policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme nga ana e tyre, ai është kapur dhe vënë në pranga.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re