Dalin sot para gjykatës tre skafistët që u kapën dy ditë më parë teksa po transportonin 1 ton marijuhanë drejt Italistë.

 

Të arrestuarit, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmez do të përballen me togat e zeza, ku pritet që ndaj tyre të jepet vendimi.

 

Marijuhana u kap në vendin e quajtur “Gjiri i Arushës”.

 

Nëse droga do të hidhej në treg do të arrinte vlerën e 10 milionë eurove.

 

Droga ishte ndarë në blloqe dhe çanta të ndryshme. Nga ky operacion u sekuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon ku është dorëzuar në anijen velierë në ujerat Santa Maria di Leuca ne Lecce.

 

Operacioni antidrogë nisi mbrëmjen e 7 gushti në brigjet e Santa Maria di Leuca , kur një helikopter i Guardia di Finanza, i cili kreu fluturimin për llogari të Frontex (Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare) vuri re tre persona  në detin Jon të cilët shkarkonin pakot në një varkë me vela.

 

Ndërsa anija me vela, në të cilën ndodheshin dy shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii, 43 dhe 62 vjeç, u ndalua nga mjetet e policisë financiare të Galipolit, tre shqiptarët, drejtuesit e tre varkave me të cilën u transportua droga u bllokuan dhe ndaluan nga autoritete lokale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re