Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Goditen 2 raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë goditur dy raste të tjera, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. F., 50 vjeç; N. F., 45 vjeçe, banues në Korçë dhe M. P., 31 vjeç, banues në Pajovë, Peqin.

Shërbimet e policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Starovë, Pogradec, mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. F. dhe pasagjere bashkëshorten e tij, shtetasen N. F., me të cilin këta shtetas po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm. Drejtuesi i mjetit, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë kur i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por më pas u kap dhe neutralizua.

Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit, mjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin M. P., duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1000 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re