Skip to content

Po transportonte 23 klandestinë, pranga të riut në Korçë

KORÇË- Një 35-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u kap duke transportuar klandestinë kundrejt pagesës. Sipas policisë, i arrestuari është Leksi Veshollari.

Autoritetet thonë se i riu kishte futur në furgon 23 emigrantë nga vendet e treta, ndërsa u merrte një shumë monetare, e cila varionte nga 300-1000 euro.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së të arrestuarit/