Një grabitje ka ndodhur në orët e natës në Thumanë. Një 62-vjeçar, banues në Tiranë, është paraqitur në komisariat për të bërë denoncimin.

 

Sipas tij, tre persona të paidentifikuar i kanë dalë para dhe e kanë kërcënuar me sende të forta, teksa drejtonte një furgon mallrash të ngarkuar me banana.

 

Pasi i kanë grabitur mjetin, autorët janë larguar. Gjatë krehjes së zonës, efektivët arritën të gjejnë mjetin në Kurbin, ndërsa puna për të kapur grabitësit vijon.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re