Një 23-vjeçar banues në Morinë të Kukësit është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, duke transportuar 21 emigrantë.

Policia bën të ditur se shtetasi E.S po transportonte emigrantët nga Tirana në drejtim të Kukësit në këmbim të 700 eurove për person.

I riu ndodhet në komisariatin e Krujës, akuzohet me veprën penale “Ndihma e paligjshme të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e sektorit të Policisë Rrugore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. S., 23 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 21 emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit duke përfituar rreth 700 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Ndihma e paligjshme të kufijve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re