Një 41-vjeçar shqiptar dhe një 51-vjeçar grek janë arrestuar në Selanik, pasi u kapën duke transportuar një kilogram kokainë me makinën e tyre.

Gjatë kontrollit policor u konstatua se shqiptari ka deklaruar të dhëna të rreme identiteti dhe u ka treguar punonjësve të policisë dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu, rezultoi se 41-vjeçari ka shqetësuar autoritetet në të kaluarën për një mori veprash penale.

Nga kontrollet në banesën shqiptarit janë gjetur dhe konfiskuar tre peshore precize, 5640 euro, dy aparate celularë dhe një sërë dokumentesh të falsifikuara, ndërsa në shtëpinë e grekut u gjetën dhe sekuestruan një sasi e vogël kokaine dhe 28 184 euro.

Gjithashtu është sekuestruar mjeti në të cilin udhëtonin dy personat që e përdornin dhe për transportimin e lëndëve narkotike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re