Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikut të drogës.

Sipas mediave italiane, arrestimi i tij u bë në Trento, teksa i riu shqiptar po lëvizte me një makinë dhe u pikas nga policia pasi i riu sapo i ka parë, ka ndryshuar drejtim.

Pasi iu vunë në ndjekje dhe ndaluan mjetin, policët vunë re se 31-vjeçari ishte i nervozuar. Më pas, gjatë një kontrolli në makinë, ku gjetën dy pako kokaine të fshehura në bagazhin e makinës.

Mosohet se kokaina kapte peshën e 600 gramëve dhe nëse do të shitej, do të kapte vlerën e rreth 100 mijë eurove.

Gjithashtu atij i janë sekuestruar edhe disa kartëmonedha me vlerë rreth 400 euro.

Sipas hetuesve, burri jeton në provincën e Vicenzës dhe vinte nga provinca e Vicenzës. Ai raportohet se sapo kishte mbërritur në Trento, për të dorëzuar lëndën narkotike, niveli i pastërtisë së së cilës do t’i kishte lejuar të merrte rreth 8 mijë doza.

Shqiptari është arrestuar dhe u dërgua në burg me akuzën e trafikut të drogës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re