Një anije shqiptare e cila ishte duke transportuar skrap drejt Turqisë është përplasur me një masiv shkëmbor në Ksamil.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti dhe mos funksionimit të drejtimit.

Pas komunikimit me kapiteneria e portit të Sarandës, anija ka hyrë në portin e marinës “Limion”.

Anija është akostuar pa probleme ndërsa po vlerësohet dëmi që i është shkaktuar dhe mundësisë më pas për vazhdimin ose jo të udhëtimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re