Skip to content

Po transportonte të burgosurin për në gjykatë, fugoni i policisë së Elbasanit përplas qytetarin së bashku me karrocën dhe lopën e tij

Makina e burgut në Elbasan teksa ka qenë duke transportuar një të burgosur ka aksidentuar një person që ka qenë duke levizur me një karrocë që tërhiqej nga kali i tij që nuk ka mundur të mbijetojë nga përplasja. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital nga ku raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet e para thonë se makina e burgut ka qenë me shpejtësi të lartë pasi ishte duke transportuar një të burgosur drejt urgjencës së Elbasanit, cka ka sjellë dhe përplasjen. Ende nuk dihet kush është i burgosuri që po transportohej, ndersa policia ka krijuar perimetrin e sigurisë.

Njoftimi i Plotë

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.09.2021, rreth orës 12:20, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, është përplasur mjeti i Policisë së Burgut Bradashesh me një karrocë që tërhiqet me kafshë dore.

Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb