Skip to content

“Po tretem dita- ditës… i lutem Zotit e shqiptarëve për një shtëpi mbi kokën e 4 fëmijëve të mi”

Screenshot 40 3

Këto janë fjalët e fundit të Xhavitit, në rrëfimin e tij përlotës për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”. Vetë në pamundësi për të punuar për shkak të invaliditetit. E shoqja në koma prej mëse 219 ditësh… ndërkohë në shtëpinë me qira, janë 3 fëmijë të vegjël, ndërsa djali i madh është nisur drejt Italisë për të punuar.

Një lutje të vetme ka ky baba për shqiptarët.

Screenshot 40 3

“Unë jam baba invalid, pa shtëpi mbi kokë… (qan). Nuk kam forcë, mundohem por po tretem dita natës. Jam tretuar totalisht. Kalamajtë kanë mbetur rrugëve, të vetmuar. Nuk e di se kur do të dal në rrugën e madhe.

Të paktën, unë kaq kërkoj, të kemi një shtëpi mbi kokë për fëmijët. Të kenë ku të fusin kokën. Për kaq i lutem Zotit, se e shikoj se po vjen fundi.”-përmbyll rrëfimin e tij Xhaviti.

Asset 1@2x 80