Lidhjet jashtëmartesore janë një nga tre arsyet se përse çiftet paraqiten në gjykatë për t’u divorcuar. Përfundimi i martesës mbas konflikteve të forta ekonomike dhe dhuna nga alkooli dhe varësia nga drogat janë dy shkaqet e tjera. Tradhtinë gratë paditëse e konsiderojnë një shkak të fortë.

Kështu ndodhi edhe për një çift që megjithëse u nda, pasi në mes hyri një vajze e re, ata vendosën t’i mbajnë marrëdhëniet për hatër të fëmijëve të vegjël. Por ky komunikim mes ish-bashkëshortes dhe burrit duket se nuk është kapërdirë nga e dashura e re. Ajo ka dalë nga kontrolli kur partneri i saj kryente takime me familjen e mëparshme. Denoncimi u depozitua në polici sipas burimeve të Gazetasi.al nga gruaja e ligjshme e shtetasit në fjalë. Gruaja përfundoi në komisariatin numër tre dhe u ankua për të dashurën e ish-bashkëshortit. Vajza u denoncua për kanosje tha një burim policor i Gazetasi.al, ndërsa policia i ka marrë me radhë të gjithë anëtarët për të kuptuar poligaminë e burrit.

“Unë dhe ish-burri u ndamë dhe pas dy muajsh erdhi në shtëpi për të parë fëmijët. Ai ka nisur bashkëjetesën me një tjetër L.R”, tha nëna e tre fëmijëve në polici.

Zanafilla e problemit ishte takimi i burrit me fëmijët

Ish-bashkëshorti dhe po shmallej me fëmijët, ndërkohë në portën e jashtme gruaja 48-vjeçare ka dëgjuar zhurma.

“Do të vras, ajo bërtiste do ta vras gruan, nxirre se do ta vras atë dhe fëmijët”, tregon gruaja.

Teksa e dashura e kryefamiljarit ka hyrë në banesë, njërit prej fëmijëve të mitur i ka rënë të fikët.

“Burri e mori me forcë dhe e nxori nga shtëpia, më pas unë njoftova policinë,” deklaron 48 vjeçarja në polici.

Policia i tha Gazetasi.al se është marrë në pyetje vjehrra e gruas. Ajo ka qenë kundër lidhjes jashtëmartesore të 55-vjeçarit me 33 vjeçaren.

“Vjehrra ka urdhër mbrojtjeje prej kësaj vajze, sepse ajo e shikon si kundërshtare të lidhjes. E ka kërcënuar dhe gjykata ka vendosur urdhër mbrojtjeje. Kjo vajzë më kapi në rrugë dhe më tha; “Nëse ju të dy bashkoheni prapë do T’ju vras”, ka vijuar më tej deklarata e 48-vjecares.

Nëna e tre fëmijëve mësohet se i ka thënë policisë se ndihet e frikësuar për jetën dhe për tre fëmijët. Pas tre vitesh kur mori vesh tradhtinë ajo mori vendim për t’u ndarë. Por mbas zhgënjimit nga bashkëshorti, tanimë i janë hapur probleme me të dashurën e tij xheloze.

E ëma e burrit: Jetoj me ish-nusen dhe fëmijët. Këta janë familja ime

“Jetoj me nusen e djalit dhe fëmijët e tij. Këta janë familja ime. Djali është larguar me një femër dhe e bëri shtëpinë hasha. Ai bashkëjeton me këtë vajzën e re. Ditën që erdhi në shtëpi bërtiste dhe kërcënonte. Mua më ra tensioni dhe u rrëzova përtokë. Nipit të vogël i ra të fikët. Ne njoftuam policinë dhe kërkoj sërish urdhër mbrojtjeje prej jush,”-ka deklaruar e moshuara.

Ajo i ka kujtuar policisë se një muaj më parë, teksa gjendej në pazar u sulmua nga vajza e re xheloze. Sipas saj e reja e akuzon se po bashkëpunon me nusen që t’i shkatërrojë lidhjen. Policia shtoi për Gazetasi.al se mori në pyetje kryefamiljarin. Ai ka pranuar se shkoi në banesë për të parë fëmijët e vegjël.

“Do mundohem të mos krijoj më problematika të tilla. Partnerja bëhet xheloze pasi nëna ime nuk e pranon dhe më vjen keq që i krijova familjes këto shqetësime. E tërhoqa nga bluza të dashurën dhe e nxora jashtë. Kur shkuam në shtëpi e qetësova,”-ka deklaruar 55-vjeçari.

E reja ka thënë folur shkurt në polici bëjnë me dije burimet e Gazetasi.al.

“Këtë situatë duhet ta zgjidh me bashkëjetuesin. E mora në telefon në darkë dhe më tha që ishte në lokalin e lagjes. Pasi prita shkova dhe nuk e gjeta aty. Atëherë ma mori mendja se kishte shkuar tek gruaja dhe shkova tek shtëpia e saj. Aty nuk i kam kërcënuar por kam ngritur zërin. Nuk ma lejon edukata të kanos njerëz. Por të dyja gratë e japin këtë version për të krijuar hendek mes meje dhe të dashurit”, ka deklaruar ajo.

Policia pranoi se do pyesë në prani të psikologëve tre fëmijët e vegjël. Gjithashtu ju ka ofruar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje edhe gruas edhe vjehrrës së saj.

Marrë nga GazetaSi

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re