Ish kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi ka dhënë një intervistë për studion e Fax News, ku nëpërmjet një lidhje “skype” ka folur zgjedhjet që po mbahen në degë të ndryshme të vendit për kryetarët e degëve të PD.

Elezi tha e konsideroi të padrejtë mënyrën sesi u njoftua dita e zgjedhjeve për kreun e PD në Kukës për faktin se nuk ka pasur një garë reale ku të kishte bashkëbisedime me anëtarësinë. Ndër të tjera, ai hodhi akuza për shkelje të bëra nga Komisioni i Rithemelimit, ku i deleguari i tyre është një prej kandidatëve për të qenë kreu i PD në Kukës.

Ai shkoi më tej, duke thënë se njërzve po u thuhej që të votonin për kandidatin e deleguar nga Rithemelimi sepse do ky i fundit do të ishte kryetari i ardhshëm i bashkisë së Kukësit.

Elezi: Unë personalisht kam pasur një rrugëtim politik shumë i ashpër dhe me përplasje. Ajo që më shqetëson mua në këtë garë është fakti se për një muaj ishte një proces një mujor normal ku kandidatët po zhvillonin fushatat e tyre elektorale në takime individuale jo ashtu siç duhej. Gjithsesi tanimë vjen një njoftim ku thuhet se mes kandidaturave për kreun e PD-së në Kukës ishte edhe i deleguari i Komisionit të Rithemelimit, gjë që është kundër çdo parimi themelor të demokracisë. Garat duhet të jenë të barabarta, të gjithë duhet të kenë të drejta. I deleguari që duhet të mbajë një rol neutral për të drejtuar procesin nuk mund të jetë edhe kandidat. Ai vetë nuk ka qenë as banor i Kukësit, para 3 ditësh e ka kthyer gjendjen civile.

Pyetje: Mendoni se kjo tregon se kryetari është i paracaktuar?

Elezi: Këto veprime këto tregojnë, por gara nuk është mbyllur, ne kërkojmë të shtyhet me një javë afat në mënyrë që të ketë një përballje me argumenta përballë anëtarësisë. Është e turpshme që të telefonohen njerëz dhe t’u thuhet votoni se ky do jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së Kukësit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re