Skip to content

“Po ua tregoj me fytyrë cili është”- Ervin Salianji nxjerr videon: Ky person mbante armë në Parlament! Ja kush e largoi

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka treguar një video të regjistruar në sallën e Kuvendit, në të cilën sipas tij shfaqet një person që mbante armë.

Në emisionin “Opinion” Salianji u shpreh nuk dihet nëse ishte punonjës i Gardës, por do të identifikohet shumë shpejt.

“Personi që kishte armë u detyrua të largohej nga kolegët e tij të Gardës pastaj nga seanca. Është i kapur nga ne aty, kishte armë në trup dhe ka dalë nga seanca. Po ua tregoj dhe me fytyrë cili është, e kemi kapur se ishte i armatosur brenda sallës së seancës plenare”, tha Salianji.

“Personi që ka armë është ai aty që e kemi kapur ne. Eshtë ky personi këtu, gardist apo nuk e di ça është…Besoj që është i Gardës. Ky personazhi këtu, i cili në momentin që ne e identifikojmë që ka armë, po ta shihni tentoi të përdorte fizikisht dhunë ndaj deputetëve, nxirret jashtë dhe nuk lejohet më të hyjë. Nuk e keni më në asnjë moment tjetër në sallën e seancave plenare. Bëhet fjalë për këtë personin këtu që duhet identifikuar. Por gjithçka që ndodh brenda ambienteve të Kuvendit nuk mund të ndodhë me urdhër të krye-gardistit. Ndodh me urdhër të kryetares së Parlamentit, dhe nuk mundet që gardistët të kalojnë perimetrin”, u shpreh nder te tjera deputeti i PD.

Kujtojmë se këtë pretendim patën dhe kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha pas seancës aspak të zakontë plenare, por Garda në një reagim zyrtar e mohoi.

“”