Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama se qëndron pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Bejlerit.

Ai u shpreh se “janë planet mafioze të Ramës ndaj trojeve në Himarë” arsyeja e kësaj ngjarje.

Ndërsa akuzoi zv.kryeministren Belinda Balluku për blerje votash duke thënë se ajo po ushtron terror mbi qyterarët dhe se shoqërohet me banditë.

Sali Berisha: Por duhet të informoj qytetarët shqiptarë se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Ramës, ndaj trojeve dhe tokave të Himarës, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve që ndodhin në Himarë.

Përdorimi i dhunës është një akt ekstremist për të trembur zgjedhësit në këtë komunitet dhe jo vetëm aty.

Në Dropull kam gjetur klimë terrori, ku policia thërriste zgjedhësit dhe u bënin presion që të mos votonin kandidatin tonë, por atë të Ramës.

Terror është ushtruar nga Belinda Balluku e cila shoqërohet me banditë, me drejtorë dhe të tjerë. Është ushtruar në Pukë nga kriminele të armatosur të Gjon Gjonajt, por nuk do të pengojnë fitoren e opozitës më 14 maj.

Historia e Himarës është në ligjin mafioz të korporatës së investimeve strategjike. I ka lejuar vetes të sekuestrojë çdo prpnë që i intereson atij dhe klaneve të tij.

Ata do kenë mbështjen e plotë dhe totale tonën.

Me dhunë e terror do bëhesh përgjegjës para ligjit, ke bërë Prokurorin më mënyrën më të turpshme ndaj Fredi Bejlerit. Prej një jave e ke sulmuar.

Por të jetë puna për blerje votash, janë tentuar duke u dhënë bonusin pensionistëve në kundërshtim në kodin zgjedhor. Me përdorimin masiv të punësimeve, vetëm pensionistë janë shtuar 13 mijë në këtë periudhë pa kontribute.

Kjo ka qenë masive dhe nëse ka një njeri që ka kryer një megakrim elektoral, është Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Elisa Spiropali, Tom Doshi e me radhë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re