Skip to content

Po vadisnin parcelën me kanabis, arrestohet 45-vjeçari bashkë djalin dhe nipin e adoleshent

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Tre shtetas, babe e bir dhe kusheriri i tyre u arrestuan nga policia pasi kishin mbjelle nje parcele me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Pukë.

 

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Laku” pas hekurave ranë shetasit L. S., 45 vjeç, djali dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, të tre banues në Nikël të Krujës.

 

NJOFTIMI I POLICISËKapen dhe arrestohen në flagrancë, duke vaditur bimët narkotike, 45-vjeçari, djali dhe nipi i tij, që shkonin nga Nikla në Qafën e Malit, Pukë, për të kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar.Sekuestrohen dhe asgjësohen më anë të djegies, qindra bimë të dyshuara narkotike kanabis.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve intensive të territorit, në çdo skaj të vendit, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Laku”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. S., 45 vjeç, djali dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, të tre banues në Nikël, Krujë.Nga veprimet e kryera në kuadër të operacionit të koduar “Laku”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë