Një person është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vreshti” është bërë i mundur ndalimi i një 37 vjeçari i cili në momentin e ndalimit po vadiste bimët  narkotike kanabis, të kultivuara në vreshtin me rrush.

Sipas policisë bimët janë konstatuar në fshatin Sheq-Marinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kultivonte kanabis, kanë gjetur 37 vjeçarin  në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi, duke vaditur bimët narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë janë asgjësuar nëpërmjet djegies 30 bimë narkotike cannabis sativa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko