Është ora 8 e 30 e mëngjesit, më shumë se 90 minuta nga lindja e diellit, ku drita natyrale shkëlqen, ama në rrugët e Tiranës, ende nuk janë fikur llampat e ndriçimit me energji elektrike.

Në fotot e mëposhtme siguruar nga Faxweb.al, shihet sesi në rrugët e Unazës, dritat qëndrojnë ende ndezur, duke shpenzuar energji elektrike, ndërkohë që qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, prej javësh ka shpallur krizën.

Ndoshta në Bashkinë e Tiranës, ende nuk është komunikuar kjo krizë, sa kohë që shpenzime të tilla duken një shpërdorim, në një kohë kur shqiptarëve iu kërkohet që të ‘shtrëngojnë rripin’.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në këtë fundjavë do të shpaloset një plan kursimi, që mund të përfshijë edhe heqjen e ndriçimit nga institucionet shtetërore, si një formë për të mos e shpërdoruar energjinë elektrike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re