Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj pati sot një përplasje në një qendër numërimi  te shkolla “Sami Frashëri” në Tiranë me nënkryetarin e KZAZ numër 40, pasi ai urdhëroi që vëzhguesit e partive politike të dalin jashtë QV.

Agron Shehaj kërkoi që të qëndrojë brenda në qendrën e numërimit dhe të shohë fletët e votimit të partisë Mundësia që numëruesit i konsideruan të pavlefshme.

Sipas numëruesve bëhet fjalë për 3 vota të partisë Mundësia që janë konsideruar të pavlefshme, për shkak të ngjyrës së zbehtë të fletës së votimit.

“Unë vij këtu e kërkoj llogari jo se janë votat e partisë Mundësia po se janë votat e qytetarëve” i tha Shehaj nënkryetarit të KZAZ.

“Numëruesit u ndjenë të kërcënuar duke ardh sipër tavolinave”, u përgjigj nënkryetari i KZAZ.

“Ju po vidhni votat e qytetarëve, mbani përgjegjësi…A mund të më tregosh votat e Partisë Mundësi? Janë votat e qytetarëve, numëro votat aty pa futur duart. Çfarë shikon? Mendon se po kërcënon. Ne kemi vëzhgues, na nxirr votat e partisë Mundësia aty”, i tha Shehaj nënkryetarit të KZAZ me tone të larta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko