Kapen duke vjedhur naftë, arrestohen në flagrancë nga Policia dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit E.Sh.(D), 22 vjeç, banues në Domaj, Kukës dhe A.M., 21 vjeç, banues në Mohole, Kukës.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh.S., 24 vjeç, banues në Kolosjan, Kukës.
Këta shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, në bashkëpunim me njeri-tjetri, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke vjedhur naftë në tre mjete trajler”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.