Një 37- vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap duke vjedhur në një banesë në lagjen “8 Shkurti” Fier.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin F. K., 37 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, i cili kishte hyrë për të vjedhur brenda një banese.

Njoftimi i policisë:

Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative në numrin unik 112, se një shtetas i panjohur dyshohet se po vidhte banesën e shtetasit A. V., menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar bashkë me 2 aparate celularë të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

F. K., 37 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

Policia e Fierit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re