Rikthehet I nxehti përvelues në kontinentin evropian.

 

Të parat që u goditën nga vala e re e temperaturave përveluese ishin dy vendet e gabdishullit iberik.

 

Në Portugali dhe Spanjë temperaturat kanë shkuar në mbi 40 gradë duke shkaktuar  edhe zjarre.

 

Problemet më të mëdha për momentin janë në rajonin Extremadura në Spanjë, ku qindra njerez janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

 

Në ndihmë të dhjetëra zjarrëfikësave ka shkuar tashmë edhe ushtria.

 

Probleme të mëdha janë evidentuar edhe në Portugali.

 

Ndërkohë autoritetet italianë bëjnë me dije se vala e re e të nxehtit pritet ti dërgojë temperaturat javën e ardhshme deri në 45 gradë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re