Ekspertët vlerësojnë se nisma e qeverisë për të siguruar me detyrim banesën nga tërmeti është një tarifë e mirëfilltë. Eduart Gjokutuaj, i ftuar në emisionin E-ZONE, thotë se drafti  është i cunguar, i paargumentuar siç duhet. Për aq sa është prezantuar deri më tani është një nismë, që i vjen në ndihmë vetëm qeverisë.

 

“Nisma nuk i vjen në ndihmë qytetarëve, por vetëm qeverisë, pasi krijon një fond të konsiderueshëm nga të gjithë banorët që do të paguajnë. Nuk ka specifikime dhe diferencime pavarësisht zonës ku ndodhet banesa apo riskut sizmik. Nismat janë të suksesshme kur i lënë më shumë para në xhep qytetarit dhe jo kur ja merr ato. Mendoj që qytetarëve nuk mund t’i heqësh të drejtën e marrjes së shërbimeve jetike në rast se nuk paguajnë një detyrim, por mund të ketë penalitete. Kështu siç është prezantuar duket një tarifë e re”, – u shpreh Gjokutaj në E-ZONE. 

 

Kompanitë privatë të sigurimit duket se janë jashtë këtij procesi, pasi i gjithë zinxhiri do të monitorohet nga një ent publik. Sipas tyre nisma është e vonuar, por ka vënë për përmirësim.

 

“Ideja e qeverisë duhet përgëzuar. Por gjithashtu ka vend për tu përmirësuar. Polica e sigurimit duhet të mbulojë dhe dëmet nga përmbytjet dhe zjarret, jo vetëm nga tërmetet. Pra duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Mbi të gjitha duhet vlerësuar se çdo të ndodhë me ata individë, që kanë kryer një siguracion aktual në mënyrë që të mos rëndohen dy herë. Unë mendojë se qeveria do të rishikojë këtë draft dhe do të marrë në konsideratë dhe propozimet tona”, – u shpreh Kadri Morina, përfaqësues i kompanisë “Eurosig”, në emisionin E-ZONE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re