Pas një periudhe të gjatë negociatash, me Bankën Europiane për  Rindërtim dhe Zhvillim, Ministria e Infrastrukturës ka marrë dakortësinë për të vijuar me ndërtimin e projektit të hekurudhës, Tiranë-Durrës me devijim edhe në Rinas.

 

Nga 25 kompani që kanë shfaqur interes, deri më tani kanë mbetur 10 në garë. Kompania fituese do të jetë edhe projektuese si dhe do të ndërtojë hekurudhën.

 

Në ramë dakord që të shmangim çdo rivlerësim të projektit që shoqërohet me kosto, nga kontrata që projektin e realizon një kompani dhe ndërtimin një tjetër, kaluam në kontratën që projektim dhe investim ta kryejë një kompani. –thotë zv/ministri i infrastrukturës Artan Shkreli.

 

Parashikohet që deri në muajin shkurt, kompanitë do të paraqesin projektet e tyre ndërsa kontrata me fituesin do të lidhet në Prill. Kjo do të thotë se në pranverën e vitit të ardhshëm do të nisë puna konkrete për ndërtimin.

 

Nga momenti i lidhjes së kontratës do të duhet 20 muaj për të kryer ndërtimin  dhe 4 muaj për të bërë kolaudimin. Pra në total do të nevojiten 2 vjet deri në përfundimin e plotë të veprës.-thotë Shkreli.

 

Ministria parashikon se çmimi që do të paguajnë qytetarët do të variojë nga 1.5-2 euro.

 

I gjithë investimi arrin në 70 milion euro, ku parashikohet ndërtimi i plotë i linjës hekurudhore, për një nga akset më të rëndësishme ekonomike, Tiranë-Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re