Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka treguar se çfarë “fshihet” pas  projektligjit për “Prefektin”, duke theksuar se PS kërkon të centralizojë çdo pushtet.

Gjatë fjalës në Kuvend, deputeti Noka theksoi se “në sektorët ku vjedhja u ka dalë jashtë kontrollit u duhet një mekanizëm për ta kontrolluar”.

“Ky është një kërcënim për të gjithë, “po vodhët” jashtë kontrollit tim ja ku e keni xhandarit që i jap kompetenca”, theksoi ai.

Flamur Noka: Halli i tyre është për të centralizuar çdo pushtet dhe çdo qelizë. Ka disa sektorë që vjedhja u ka dalë jashtë kontrollit dhe u duhet një mekanizëm për ta kontrolluar, çdo cent që vidhet nga taksat e shqiptarëve.

Është një formë presioni dhe kontrolli ndaj Erion Veliajt që Rama kërkon ta aplikojë nëpërmjet ligjit të prefektit. E ndoqën shqiptarët se si kërcënuan njëri-tjetrin, se si Veliaj e shantazhoi dhe duke tentuar të shpëlajë veten e vet nga afera 5 D ku është i zhytur.

Kodet e mafies ishin mesazhe të forta. Rama detyrohet të heshtë dhe kërkon nëpërmjet mekanizmave ligjorë që ta vendosë nën kontroll duke rritur kompetencat e prefektit dhe duke centralizuar gjithçka. Jo vetëm Tiranës, ky është një kërcënim për të gjithë. “Po vodhët” jashtë kontrollit tim ja ku e keni xhandarit që i jap kompetenca.

Kishim dëgjuar vjedhje 20 përqind, por të tillë vjedhje nuk kishim dëgjuar, 100 përqind vjedhje është rast unik dhe askush nuk mban përgjegjësi. Parlamenti duhet të ziente. Këtu është bërë e udhës, vjedhja kap vjedhjen, skandali kap skandalin, ministrat thonë bëhen edhe filma me këto vjedhje. Shqipëria vidhet dhe është në dorë të plaçkitësve.

Relativizimi i vjedhjes është e tmerrshme. Veliaj tha se 2-3 pushtetarë kanë vjedhur nga qindra funksionarë e kjo nuk qenka problem sipas tyre. Por, emisionet investigative po zbulojnë se vjedhja është kapilare. Drejtorët e rinj iu diktuan Veliajt nga burgu. Drejtorët që zëvendësuan ata të 5D janë emëruar me telefonatë nga burgu. A e kuptoni në çfarë Republike jetojmë. Edhe Kumbaro është kumbare e krimit dhe korrupsionit. Të arrestuarit kanë aplikacion, ku kanë komunikuar. Veliaj është peng. SKAP nuk guxon të hetojë. Jeni organizatë kriminale e asgjë më shumë

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re