Deputetja e PD, Ina Zhupa në një intervistë për Panorama TV ku ka folur për fushatën elektorale të 14 maj, ka bërë një denoncim të fortë ku tha se PS po dërgon bandat të cilat kërkohen nga SPAK në Sarandë me qëllim që të mbajnë administratën nën presion për të dhuruar votën.

Zhupa tha se qeveria e Edi Ramës ka 2 plane makabre për qytetin e Sarandë, ku i pari lidhet e zhvarrosjen e eshtrave të të parëve nga varrezat ku duan të vjedhin tokën, dhe e dyta për shembjen e pallateve 50-vjeçare në vijën e parë bregdetare, duke i çuar qytetaret në rrethina për të ndërtuar komplekse oligarkët.

“Si drejtuese politike e 4 bashkive, atmosfera është një fitore e sigurt e koalicionit dhe kandidatëve tanë që përfaqësojnë pjesën më të mirë. Ne në Sarandë kemi Ardit Cikulin, një djalë që e njohin të gjithë. Është një njeri i shquar për pjesëmarrjen për të ndihmuar qytetin dhe përballë tij kemi një kandidat të importuar nga klanet, vjen nga Durrësi. Njihet në qytet si kanidati me gps, për të gjetur lagjen ku ka takime. Është rasti i parë ku beteja duket e qartë, anon nga kandidati ynë. Kjo e ka bërë që të sjellin këtu të gjithë ministrat, administrtënm e mbajnë nën presion. Me këdo që merr një pagë shtetërore dhe e kërcënojnë me vendin e punës, as në 2021 nuk kanë sjellë banda si këtë herë për të intimiduar, qyettarët dhe bizneset. Nuk kanë bërë llogari me qytetarët. Nuk është diçka që ne e kemi zbuluar, por këta e bëjnë në mënyrë të hapur e reklamojnë në facebook dhe me statuset e tyre, ku i detyrojnë të marrin pjesë. Ia thonë hapur, ia kërkojnë shefat e tyre dhe kanë angazhuar policinë e shtetit.

Kanidati i Delvinës është kushëriri i Ardi Veliut, në Sarandë kanë shtuar prezencë të bandave që i kërkon SPAK-u. I sjellin se mendojnë se këtu do jetë mafia e lulëzimit të ndërtimeve, kanë plane makabre dhe i duhet një kryebashkiak që nuk ka lidhje me qytetin dhe ta shkatërrojnë Sarandën. Plani i parë lidhet me zhvarrosjen eshtrave e të të parëve të varrezat, është gjëja më makabre, për të marrë tokat. Edhe plani i dytë është për prishjen e pallateve 50-vjeçare buzë detit të Sarandës, qytetarët do ta gjejnë veten në rrethinat e qytetit për të ndërtuar komplekset e oligarkëve”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re