Polemika mes Kieran Trippier dhe trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pocchettino. Ish-mbrojtësi i nënkampionëve të Europës ka deklaruar se nuk do të ishte larguar kurrë me vullnetin e tij nga Londra dhe se klubi i Tottenhamit dhe trajneri argjentinas kishin bërë një gabim të madh. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Pochettinos, cituar nga “The Sun”.

“Ishte i shqetësuar, sepse nuk e dinte nëse do të kishte hapësira në formacion. I thashë të mos shqetësohej, sepse do t’i jepnim mundësi të mira për të na dhuruar paraqitje të mira.”

Pochettino kujton më pas kohën kur Trippier iu bashkua skuadrës së Tottenhamit.

“Ka luajtur në Kupën e Botës dhe sot është tek Atletico, ndërsa kur erdhi tek ne ishte thjesht një futbollist për ligën e dytë.

Gjithsesi, jemi krenarë për atë që ka mundur të arrijë në karrierë me fanellën e Tottenhamit, një nivel që para se të vinte këtu, nuk e njihte.”

Kujtojmë që transferimi i Trippier tek Atletico e Madridit i mbylli dyert Elseid Hysajt për t’iu bashkuar “Los Colchoneros”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re