Një gazetare investigative malazeze u plagos nga një atentator i panjohur të marten.

Policia thase ishte sulmi i dytë ndaj saj.

Olivera Lakiç (49 vjeç) është “plagosur nga një e shtënë në këmbën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetën”, tha shefi i policisë Vesko Damjanoviç.

Kryeredaktori i gazetës më të madhe në vend Vijesti Mihailo Jovoviç, tha se kolegja e tij u sulmua pranë banesës në Podgoricë dhe atentatori e ka qëlluar në këmbë për ta plagosur, duke i dërguar një mesazh.

“Nuk kam fjalë, është hera e dytë dhe askush nuk reagon:, tha Mihajlo Jovoviç.

Gjashtë vjet më parë, ajo u sulmua para shtëpisë së saj kur njerëzit e panjohur e goditën  në kokë me sende të forta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re