Natasha Lako (1948). Poete, skenariste, publiciste. Lindi ne Korce, me 13 maj. Mbaroi Universitetin e Tiranes, dega gazetari, me 1971. Botoi poezi ne moshe te re duke shfaqur nje talent te spikatur qysh me vellimin e saj te pare Marsi brenda nesh (1971) dhe u imponua dalengadale si nje nga poeteshat me te mira shqiptare, deri me librin e saj te tete Lekura e ujit, me 2004, e perkthyer ne disa gjuhe, si ne France, Holande, Suedi, Gjermani, Amerike, Itali, Greqi etj.

 

Pas pervojes se saj si gazetare ne revisten “Shqiptarja e Re”, ne vitin 1976 filloi pune ne kinostudion “Shqiperia e Re” si redaktore-skenariste. Eshte e martuar me regjisorin Mevlan Shanaj*. N. Lako ka qene anetare e Kryesise se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne vitet 1987-1991. Eshte zgjedhur deputete e Partise Demokratike ne parlamentin e pare pluralist (1991) dhe ne nje legjislature pasuese. 1997-2005 ishte drejtore e Arkivit Qendror Shteteror te Filmit.

Mesonjetorja (1979), packa se skenari i saj i pare per film artistik, mbeti me i miri dhe i pakapercyeshem me vone ne krijimet e tjera. Tregimi i ngrohte dhe i rrjedhshem i nje mesueseje, Dafines, ne perpjekjen e saj per celjen dhe mbajtjen ndezur te vatres se dijes (shkollen e cupave), e gershetuar me perpjekjen e madhe te atdhetareve shqiptare per rilindjen e kombit dhe lirine, i dhane filmit sa nje permase sublime, epike e dramatike, aq edhe hapesira lirike e poetike.

 

N. Lako ka mundesuar fale nje gjuhe te punuar filmike ridimensionimin e kesaj historie mallengjyese, e cila, nga pikepamja e realitetit estetik te kapur shenjohet si nje forme e bukur sa ekspresive po aq edhe e kompletuar me domethenie te qarta historike, politike dhe etike. Ky film fitoi cmimin per skenarin me te mire ne Festivalin IV te Filmit Shqiptar.

Plumba perandorit eshte nje tjeter skenar cilesor, ku rrafshet dramatike dhe heroike nuk “bertasin” nepermjet fjaleve patetike apo sjelljeve te shtira, perkundrazi vijne ne kontekste politike e sociale realiste. Jo vetem pervijimi i portretit te Vasil Lacit si atentator i Viktor Emanuelit III gjate pushtimit fashist ne Luften ll Boterore, por perfshirja e tij ne reagimin e mases popullore dhe perditesimi filmik i realitetit shoqeror te kohes e bejne ate nje film historik me fuqi dhe shprehimesi artistike.

 

N. Lako ka shkruar gjithashtu skenaret e filmave: Rruga e lirise (bashkautore), Fjale pa fund, Partizani i vogel Velo (bashkautore), I paharruari, Flete te bardha. Pervec rrefimit te lirshem dhe kerkimit te ndodhive sa me origjinale, ne skenaret e N. Lakos bie ne sy vecandrisht prirja per abstragimin e tyre (si te Muri i gjalle), forca e ideve, dometheniet e kamufluara qe vijne nga nenshtresat subjektore dhe qe fitojne shpesh vlerat e simboleve apo te sintezave historike e humane (Nje emer midis njerezve), shnderrimi i rrefimit ne metafore te paster (Lute te kuqe, lule te zeza, fitues i cmimit per filmin e huaj me te mire ne festivalin nderkombetar te filmit te pavarur, Nju-Jork, 2004).

Porse ndonjehere ngulmimi per pranine e gjithkundshme te metafores, e natyrshme dhe gjenetike per artin e poezise, nuk eshte po kaq e frytshme edhe per artin e kinematografise, cka ben qe ajo te kthehet ne nje barre per dinamiken dhe natyrshmerine e aksionit filmik duke e veshtiresuar, hermetizuar ose copezuar ate. N. Lako eshte angazhuar edhe ne fushen e mendimit estetik dhe kritik per problemet e larme te kinematografise, perfshi vepra te njohura, personalitete me emer si dhe dukuri, procese e problematika te mprehta gjate zhvillimit te ketij arti ne Shqiperi.

 

Ka botuar librin me ese Energjia filmike (2004), ku ben pershtypje ndjekja e procesit artistik ne fushen e kinematografise shqiptare, analizat e mprehta, qasjet me arritjet e shenuara ne kinematografine boterore, analizat e mprehta dhe fuqia e sintezes, veshtrimet estetike dhe ekskursionet ne dykahesine e kinematografise me kohen, qasjet me arritjet dhe rrjedhat e kinematografise boterore, si dhe afrite apo bashkeshoqerimet me artet e tjera, kryesisht me letersine.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re