Skip to content

Poetja Majlinda Rama flet për krijimtarinë e saj: Frymëzohem dhe shkruaj për anën pozitive të njerëzve

Poetja Majlinda Rama ishte e ftuara e ditës së sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” ku ka folur për krimtarinë e saj.

Shkrimtarja e njohur dhe e vlerësuar nga shumë kritikë ka folur për natyrën pozitive që e karakterizon në krijimtarinë e saj. Majlinda thotë se tek njerëzit shikon vetëm pjesën e mirë duke injoruar momentet e errëta.

Poete apo prozatore? Poezia më karakterizon sepse është në çdo çast me mua, kurse proza kërkon kohë dhe përkushtim. Kërkon rrjedhë dhe gjendje, nuk Edi ku gjendem kurse kritika më ka klasifikuar më tepër si një poete dhe pastaj si një prozatore. Unë po i besoj më shumë kritikës në fakt. Brenda vetes jam më shumë lirike, dicka më shumë tek poezia. talentet krijuese lindin si të tillë, dhe vjershat e para përkonin me shkollën fillore dhe kështu ka lindur më pas ishte një thirrje e brendshme që të mbetesha aty. Kush krijon e di që kur të thërret ai zëri i brendshëm duhet patjetër që të gjesh një formë komunikimi.

Jam ndier e priviligjuar që jam përzgjedhur nga kritika e kohës por dua që fjalën ta thonë ata jo unë. Unë jam shumë kërkuese ndaj asaj që bëj dhe shpesh herë nuk e pëlqej atë që bëj, mos më kërko ta vlerësoj krimtarinë time.

Lindur dhe adoleshente në Tepelenë: Tepelena ka poetë të mirë. të cilët unë i cmoj sepse jam rritur me poezinë e tyre pr mua që vij nga Tepelena është sikur të kem një trofe të gatshëm që e marr herë poas here. Tepelena është vend i bukur, unë kam bërë shkollën në një gjimnaz rural, kudo Tepelena është e bukur sepse njerëzit janë bujarë dhe mikpritës. Kanë fisnikëri që lind me ta dhe kultivohet si e tillë, ka njerëz dashamirës dinë të respektojnë, të gjitha këto përbëjnë atë që quhet thelbi njerëzor, dhe letërsia ka si mision që të përmirësojë shpirtin njerëzor.

Më ngacmon natyra e bukur, lulet, bari, një ditë me qiell të pastër, më ngacmojnë aktet dhe gjeste njerëzore të cilat përmbajnë brenda mirësi dhe fisnikëri. gjithcka që ka të bëjë me pjesën e mirë të njeriut mua më ngacmon, natyra dhe njeriu janë si bashkëveprim të përjetshëm. Po ti referohemi romanit është një pjesë e errët e pjesës njerëzore që po flasim por unë shikoj më të mirën dhe jo më kot më kanë artikuluar si një poete lirike. Unë i dua njerëzit dhe shikoj pjesën më të mirë të tyre, nuk shikoj pjesën gri apo të errët”, tha Majlinda.

/faxweb