28-vjeçari nga Pogradeci, Ilir Bego, akuzon tre punonjës të policisë se kanë ushtruar dhunë gjatë shoqërimit në komisariat. Ngjarja sipas tij ndodhi pasi ai kishte goditur makinën e një efektivi.

 

Bego thotë se është tërhequr zvarrë në komisariat, është goditur me grushte dhe është detyruar të firmosë një deklaratë.

 

Ndërkohë, policia e Pogradecit reagoi duke sqaruar se 28-vjeçari është shoqëruar pasi ka fyer një efektiv por ndaj tij nuk është ushtruar dhunë.

 

Megjithatë, shërbimi i kontrollit të çështjeve te brendshme ka nisur verifikimin pas denoncimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re