Bashkia Pogradec po i paraprin sezonit turistik me disa masa, ndër të cilat pastrimin e përvitshëm të vijës breg liqenore. ”

 

Vazhdon sistemimi dhe pastrimi i komplet vijës bregliqenore në Pogradec, si edhe përgjatë rrugës që të çon në fshatin Tushemisht” bën më dije kryebashkiaku Eduart Kapri.

 

Falë edhe kësaj ndërhyrjeje, plazhi shumë shpejt do të jetë gati për banorët vendas dhe turistët.

 

Një numur I konsiderueshëm pushuesish vendas e të huaj preferojnë Pogradecin gjatë sezonit të verës.

 

Në këtë zonë, fshatrat e Tushemishtit dhe Linit janë të privilegjuar nga përzgjedhja në projektin e 100 fshatrave turistikë sa për bukurinë që ofrojnë aq dhe per kulinarinë tradicionale.

 

Sipas Kaprit, këtë vit priten të kalojnë pushimet në Pogradec dhe zonat turistike të kesaj Bashkie më shumë se 200 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re