Banorët e fshatit Gështenjas dhe Baçallëk në bashkinë e Pogradecit kanë kundërshtuar sërish projektin për ndërtimin e një fushe kalimtare të grumbullimit të mbetjeve urbane.

Kjo për vetë faktin se kjo fushë kalimtare do të ndërtohet sipër këtyre dy fshatrave dhe rrezikon sipas tyre të shkaktojë probleme në ndotjen e ambjentit përreth.

Të pozicionuar në aksin Qukës Qafë Plloçë ata kanë paralajmëruar për protesta të mëtejshme.

I kontaktuar për këtë situatë prefekti i Qarkut Korçë Dhori Spirollari bën me dije se projekti është në një fazë përfundimtare tashmë dhe ka kaluar çdo procedurë edhe të takimit në terren të palëve të interesit dhe banorëve të zonës.

Ndërsa shkon më tej kur thotë se e sheh këtë protestë të nxitur politikisht.

Fusha kalimtare e grumbullimit të mbetjeve Urbane që do të ndërtohet do të jetë në shërbim të landfillit të Maliqit ndërsa mbetjet do të qëndrojnë të depozituara vetëm për një ditë.

Në projektin e landfillit janë përfshirë edhe ndërtimi i fushave të mbetjeve në Pogradec, Kolonjë, Devoll dhe Pustec.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re