Bashkia Pogradec në bashkëpunim me hotelet dhe bujtinat e bashkisë në juglindje të vendit, kanë akomoduar rreth 160 qytetarë nga zonat e prekura në bashkinë e Durrësit

Një gjë e tillë është bërë me dije nga kryetari i Bashkisë Ilir Xhakolli kur tha se banorët që vijnë nga zonat e prekura nga tërmeti, janë akomoduar në Hotele në Lin dhe në Pogradec qytet. Gjithashtu kryetari i bashkisë bën me dije se kapaciteti pritës shkon në rreth 500 shtretër.

Për personat e akomoduar ofrohet falas, ushqimi, veshje dhe shërbim shëndetsor dhe psikologjik.

Duhet thënë se që nga datë 26 në qytetin e Pogradecit por edhe në fshatrat turistikë Lin, Tushemisht janë akomoduar qindra banorë që vijnë nga këto zona. Duhet theksuar se bashkia dhe institucione të tjera janë në terren për të verifikuar abuzime por që nuk ka asnjë të tillë të shënuar deri më tani.

Gjithashtu në qytetin e Beratit janë akomoduar rreth 610 qytetarë nga zonat e prekura nga tërmeti në Durrës dhe në Thumanë. Informacionet bëjnë me dije se rreth 80 % jane akomoduar neper hotelet e qytetit te cilet duhen falenderuar nje pjese e vogel ka qene ndermjetesimi i bashkise dhe rreth 20% jane akomoduar neper familje te ndryshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re