Fillojnë më në fund punimet për  rikonstruksionin e qëndrës kulturore ‘ Lasgush Poradeci’ e katandisur prej vitesh në gjendje të mjerueshme.
 
Bashkia e qytetit bën të ditur se me burim financimi nga të ardhurat e vitit 2018 do të ndërhyhet me punime rikonstruksioni në ndërtesë.
 
Qëndra kulturore në Pogradec, në të cilën funksionojnë biblioteka dhe galeria e artit, prej vitesh është amortizuar si godinë. Sidomos ambjentet e brendëshme të bibliotekës u rënduan së tepërmi  nga lagështira dhe rënia e suvave duke rrezikuar edhe fondin e librave.
 
Bashkia ka vendosur të kryhen punime rikonstruksioni në rarracën e ndërtesës dhe ambjentet e brendëshme të qëndrës kulturore ‘ Lasgush Poradeci’.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re