Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një grua e pajetë është gjetur në ambientet e banesës së saj. Në banesë është gjendur edhe një fëmijë me aftësi të kufizuara, i cili është me shenja jete ndaj është dërguar me urgjencë në pediatrinë e spitalit të qytetit.

Trupi i gruas është dërguar në morg, dhe nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Identiteti i saj nuk bëhet me dije, ndërkohë që rreth një muaj më parë viktima kishtë humbur dhe bashkëshortin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re