Një 49-vjeçar në Pogradec ka mbetur i plagosur pasi i ka shpërthyer një granatë dore. 49 vjeçari Gentian Yzellari bëhet e ditur se ai po merr trajtim në spitalin e Pogradecit me dëmtime në pjesë të trupit dhe fytyrës.
Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkaq po shikohet mundësia për ta transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Bëhet e ditur se 49 vjeçari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës ka aktivizuar një granatë dore e cila ndodhej nën tokë dhe më pas ka shpërthyer.
Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve për zbardhjen e ngjarjes.
Dyshohet se granata i përket periudhës së luftës.
