Skip to content

Pogradec/ Përfshihet nga flakët stalla e bagëtive, dëme të konsiderueshme materiale

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar në fshatin Çërravë të njësisë administrative Buçimas, në Pogradec.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë edhe në gjënë e gjallë që ndodhej brenda stallës.

Stalla, e cila ndodhej në një zonë të largët nga banesat e fshatit, është konstatuar e shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga vetë pronari, i cili kishte shkuar për të kryer shërbimet e përditshme.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.