Skip to content

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

Zjarrfikse zjarrfikese fikesezjarri IVECO

Një banesë është perfshirë nga flakët, pak minuta më parë, ne fshatin Trebinjë të Mokrës. Sipas banorëve zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur në të gjithe banesën por fatmiresisht familjarët kanë arritur të dalin menjëherë nga banesa. Nga banorët e zonës është njoftuar zjarrëfiksja e cila ndodhet rrugës për në fshatin Trebinjë,fshat i largët.

Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qënë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.