Kishin kaluar pak minuta në ndeshjen mes Pogradecit e Shkumbinit, kur një përplasje për pak sa nuk solli tragjedinë.

Një prej sulmuesve të skuadrës së Peqinit ngre këmbën në orvatje për të goditur topin, por qëllon në kokë portierin e skuadrës së Pogradecit, 24 vjeçarin Herdis Alliu.

Portieri bie menjëherë në tokë pa ndjenja, ndërsa drejt tij nisin të vrapojnë shokët e skuadrës dhe ekipi mjekësor.

Fizioterapistja e skuadrës mundi t’i nxjerrë gjuhën lojtarit, duke i liruar rrugën e frymëmarrjes. Më tutje u kujdes ekipi mjekësor dhe portieri u dërgua në spital. Fatmirësisht falë reagimit të shpejtë, portieri nuk rrezikoi komplikime të mëtejshme.

Tifozeria në shkallët e stadiumit e priti me duartrokitje ndërhyrjen në kohë të stafit, ndërhyrje e cila shpëtoi 24 vjeçarin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re