Skip to content

Pogradec, tritol varkës së peshkimit

WhatsApp Image 2018 01 10 at 10.45.10

 
Një shpërthim me eksploziv ndodhi rreth orës 07:00 te mëngjesit të kësaj të mërkure në qytetin e Pogradecit. Sipas policisë, tritoli i është vendosur një varke, e cila ndodhej në anë të rrugës, në Volorekë.
 
Varka është në pronësi të Renato Kadillit, biznesmen që merret me rritjen e peshkut ne vaska. Policia sqaroi se si pasojë e shpërthimit, ka patur vetëm dëme materiale.
 
Dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje mund të jetë konkurrenca ose ndonjë konflikt me banorët e zonës.