Skip to content

Pogradec/ Turistët holandezë kishin hyrë në liqen me kanoe, policia kufitare i nxjerr në breg me jet ski

policia kufitare e1753117754676 770x444 1

Vetëm pak minuta më parë, në zonën e Tushemishtit, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve holandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me kanoe dhe kishin kërkuar ndihmën e policisë në momentin që i kanë parë.

Duket se turistët kanë pasur probleme me lëvizjen e tyre në liqen, ndërsa mësohet se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po dërgohen drejt hotelit ku do të kalojnë disa ditë pushimi në Pogradec.