Kati i pestë i një pallati në Pogradec është përfshirë nga flakët. Nga pamjet e siguruara duket se zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të një pallati të vjetër i cili ndodhet në zonën përballë kishës. Flakët vijojnë ende në këto momente.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e banorëve. Por deri më tani nuk kanë arritur të vënë nën kontroll flakët.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re