Zyrtarizohet drejtori i burgut të Pjoskës në  Pogradec, i cili do të jetë Durim Toska.

Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë konfirmojnë se Toska është emëruar si drejtor i burgut i cili do të shërbejë për vuajtjen e dënimit për personat mbi 60 vjeç.

Durim Toska ka mbajtur me herët pozicionin e Drejtorit të Kontrollit të Territorit në Bashkinë Pogradec për 4 vite dhe më herët ka qenë në detyrën e shefit të rendit në Maliq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re