Pogradeci nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me Covid-19. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për Abc News se sot duket si një ditë e zakonshme në qytet.

Shumë qytetarë kanë dalë, ndërsa vihet re mos respektimi i masave. Para bankave ka shumë radhë, ku nuk ruhet distanca, madje qytetarët as nuk janë të pajisur me masa mbrojtëse.

Fakti se ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar i ka bërë pogradecarët të jenë më të lirshëm, të shëtisin nëpër rrugët e qytetit apo edhe buzë liqenit, ndonëse kjo është e gabuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re