Nënkryetarja e bashkisë së Pogradecit, Entela Gusho ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur mbi sezonin e ri turistik dhe masat e ndërmarra.

Gusho u shpreh se Pogradeci kishte miratuar strategjinë për turizmin që në muajin janar ndërsa shtoi se do të përfshiheshin aktivitetet e shumta kulturore duke përmendur edhe festivalin e filmit ballkanik që mbahej për të 12-tin vit në Pogradec.

“Pogradeci ka një strategji të përcaktuar që prej muajit janar. Përgatitjet janë filluar me shtimin e zonave të gjelbra, të luleve, të trëndafilave për të krijuar kushtet sa më të favorshme. Njëkohësisht përfshihen edhe aktivitetet e shumta kulturore. Sot ishte dita zyrtare e çeljes së këtij sezoni sa i përket aktiviteteve kulturore.

Në javën që vjen kemi festivalin ballkanik të filmit që organizohet për vitin e 12 në qytetin tonë. Duke vijuar me aktivitete të tjera me koncerte dhe balet që përfshijnë edhe të rinjtë”-tha nënkryetarja.

Sa i përket turistëve të huaj që vizitonin Pogradecin, duke përjashtuar shqiptarët ngaKosova, Gusho tha se pjesa më e madhe e tyre ishin gjermanë, francezë dhe hollandezë.

“Krahas shqiptarëve nga Kosova , në çdo fundjavë kemi turistë nga vende të huaja të botës sepse na favorizon aeroporti i Ohrit që ndodhet rreth 30 kilometra larg nesh. Kryesisht kemi turistë gjermanë, hollandezë dhe francezë”– u shpreh Gusho.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re