Pogradeci përfshihet në projektin e mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore. Përfaqësues nga “Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore” dhe ARRSH-së, zhvilluan të martën një takim në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Pogradec.

 

Projekti u prezantua në mënyrë të detajuar, ku përfaqësuesit e tij shpalosën efikasitetin sesi do ndikojë në të mirën e komunitetit. Dobia kryesore e tij është se do të rritë sigurinë rrugore dhe të përdoruesve të saj.

 

Po kështu ka reduktimin e kostos dhe rritjen e efikasitetit në sigurinë rrugore. Një përfitim tjetër nga projekti është përmirësimi i cilësisë të punës dhe mirëmbajtjes rrugore krahas promovimit në ruajtjen dhe përmirësim e aseteve.

 

Burime nga ky takim thanë se projekti rrit edhe menaxhimin e rrisqeve si dhe mundëson identifikimin e menaxhimin më mirë të problemeve mjedisore dhe sociale.

 

Kryetari i bashkisë Eduard Kapri, i pranishëm në takim së bashku me Prefektin Dhori Spirollari u shpreh që me nisjen e këtij projekti, situata ka nisur të përmirësohet dukshëm dhe theksoi se ky bashkëpunim do vijojë më intensiv me qëllim një shërbesë sa më të mirë ndaj komunitetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re