Prej tre ditësh rreth 47 mijë banorë të qytetit të Pogradecit dhe disa fshatrave përreth janë pa ujë të pijshëm.

 

Shkak është bërë një defekt në tubacionin qendror të qytetit, si pasojë e punimeve që po kryen një firmë private në Drilon. Kjo ka detyruar banorët që prej ditësh të blejnë ujin e pijshëm.

 

Prej kohësh një firmë private po rikonstruksion Parkun e Drilonit, e cila duket se është treguar e pakujdesshme, duke sjellë dëmtime të tubacionit.

 

Përveç banorëve të Pogradecit këtë problematikë po e kalojnë edhe pesë fshatra të njësisë administrative Buçimas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re